Prej shumë vitesh aksi i vjetër që lidh Shkodrën me Velipojën vuan mungesën e investimeve. Banorët e fshatit Berdicë shprehen se pavarësisht shqetësimeve të ngritura nuk është bërë asnjë ndërhyrje në riparimin e rrugës. Ndërsa thonë se me ndërtimin e rrugës së re kjo zonë është lënë në harresë nga institucionet përgjegjëse.
Banorët tregojnë se ndërsa lëvizin në këtë rrugë ndihen të rrezikuar si shkak i shpejtësisë së lartë me të cilin lëvizin automjetet.
Banorët në fshatin Berdicë i bëjn thirrje institucioenev përgjegjëse të ndërhyjnë në riparimin e rrugës, si dhe të marrin masa për parandalimin e aksidenteve, pasi pak ditë më parë një 77 vjeçar që po lëvizte me biçikletë u aksidentua nga një automjet duke humbur jetën.