Bllokimi i kanaleve në njësinë administrative Bërdicë është kthyer në një problem shqetësues për banorët. Luljeta Dedaj, banore në zonën e Berdicës, tregon se prej 35 vitesh përmbyten çdo vit sa herë që ka reshje shiu.

Dedaj tregon se shpesh herë detyrohen të pastrojnë vetë kanalin nga mbeturinat.Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt në pastrimin e kanalit që të parandalojnë përmbytjen.

Banorët në njësinë administrative Berdicë jetojnë çdo ditë me frikën se do të përmbyten edhe këtë vit, ndaj institucionet përgjegjëse duhet të marrin masat e nevojshme për të pastruar kanalet në këtë zonë.

Artikulli paraprakEURO 2024, HIDHET SHORTI PËR 3 VENDET E PLAYOFF, NDESHJET NË DATAT 21-26 MARS 2024! SKUADRAT FITUESE KUALIFIKOHEN NË EUROPIAN
Artikulli tjetërBANORËT: KANALET PA PASTRUAR, RREZIKOHEMI