8.000 metër linear kanale kulluese janë pastruar në Njësinë Administrative Berdicë në Bashkinë e Shkodrës.
Sipas planit të përcaktuar, po punohet në fshatin Berdicë e Madhe dhe fshatin Trush. Në vazhdim parashikohet që puna të vazhdojë me kalanet kulluese në fshatin Berdicë e Mesme.
Ndërkohë, paralelisht po vijon puna në projektin “Pastrimi i Kanale Kulluese Bashkia Shkodër”, me mbështetjen e GIZ.
17 kryefamiljarë, të familjeve më në nevojë në NJA Berdicë, po bëjnë pastrimin e kanaleve nga shkurret, pemët e larta por edhe mbetjet e ndryshme.
Përveç mbështetjes ekonomike për familjet më në nevojë, ky projekt ka një impakt të madh në pastrimin e mbi 3000 metër linear kanale kulluese ose 11.000 metër katror sipërfaqe.