Ky është Halit Rexha nga fshati Trush.Cdo javë udhëton me motorcikletë deri në fshatin Bërdicë për të mbushur ujë në këtë burim i cili është i vetmi që furnizon Bërdicën me ujë të pijshëm dhe që vjen nga hidrovori që ndodhet në afërsi të Drinit.

Haliti thotë se uji i puseve në shtëpitë e banorëvë të fshatit Trush është i ndotur dhe nuk është i rekomandueshëm për tu pirë qysh në vitin 2010, kohë kur zona në fjalë u përball me përmbytjet të cilat mesa duket kanë sjellë probleme edhe në ujesjëllës.

Haliti tregon se ai nuk është i vetmi që mbush ujë aty, këtë punë e bëjnë pothuajse të gjithë banorët ë Bërdicës tregon ai

Kur po afron edhe stina e nxehtë e verës shumë banorë të kësaj ane kanë mungesë të ujit prandaj marrin rrugën drejt kësaj qesmeje e për të mbushur me ujë me shishe dhe bidonë

Artikulli paraprakVOLEJ FEMRA, PARTIZANI-VLLAZNIA 3-0 NDESHJEN E PARË
Artikulli tjetërVAZHDON TRANSFORMIMI I SHKOLLËS “AT GJON KARMA”