Në njësinë administrative të Bërdicës në Bashkinë Shkodër është drejt përfundimit pastrami i kanalit të parë në fshatin Mali Hebaj. Një problematikë e ngritur nga banorët që tashmë po merr zgjidhje pas ndërhyrjes nga Bordi i Kullimit.
Për administratorin e Njësisë, Xhabit Pëllumbi, kjo është ndërhyrje emergjente që po realizohet pas interesimit të vetë kryebashkiakut Benet Beci pranë Bordit të Kullimit për ti shërbyer banorëve të zonës.
Pastrimi i këtij kanali të parë, nën administrimin e Bordit të Kullimit në Lezhë, zgjidh jo vetëm problematikën e vaditjes gjatë stinës së verës por edhe minimizon përmbytje të mundshme gjatë sitnës së dimrit.