Një 70 vjecar është plagosur me thikë, rreth orës 12:45, në fshatin Mali Hebaj në njësinë administrative Bërdice.
Sipas të dhenave të para behet me dije se i plagosuri është shtetasi me inicialet Luigj N., 70 vjeç banues në fshatin Mali Hebaj. Menjehere ne vendin e ngjarjes kanë mberritur efektive të policisë së Shkodrës të cilët kanë bere të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasit Aleks Pjetrushi 35 vjec banues në fshatin Rranza Bushat, Bashkia Vau Dejes.
I demtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, me një plagë në bark, jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e policise se shkodrës janë ngritur pika kontrolli dhe po kerkohet në gjithë zonën. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.