Rruga e vjetër e Berdicës vijon të jetë e amortizuar prej vitesh. Një situatë e tillë është kthyer në një shqetësim për banorët e zonës. Ata thonë se me ndërtimin e rrugës së re që lidh Shkodrën me Velipojën , instucionet përgjegjëse e kanë lënë në harresë rrugën e vjetër.
Banorët shprehen se e kanë humbur shpresën se një ditë do të investohet në këtë zonë.
Ky segment rrugor tashmë i ka kaluar autoritetit rrugor të veriut me qendër në Shkodër, ndërsa pritet shumë shpejt që të ndërhyet për rikonstruksionin e këtij aksi në mënyrë që tu vijë në ndihmë banorëve të zonës të cilët prej vitesh e kanë ngritur si shqetësim.