Ky është një fenomen i zakonshëm tashmë për nxënësit e shkollës “Frederik Gjoni” në Bërdicën e Mesme. Nga një vëzhgim i bërë nga Star Plus në këtë zonë konstatojmë se mungojnë kufizuesit e shpejtësisë. Tabela rrugore kujdes kalim fëmijësh në zonë shkolle mungon në krahun kur vjen nga Velipoja për në Shkodër
E kundërta ndodh në drejtim nga Shkodra drejt Velipojës ku kjo tabelë është e vendosur.
Sebestiani është në klasën e nëntë në shkollën “Frederik Gjoni” . Ai tregon se cdo ditë i duhet të sfidojë rrezikun në këtë rrugë
Ndërsa Jozefi është në klasën e 8 dhe i duhet cdo ditë ta bëjë rrugën me bicikletë nga Mali Hebe deri në Bërdicë të Mesme. Ndonëse në disa pjesë ai zgjedh për të ecur në trotuar, në këtë të fundit disa puseta janë të hapura, madje përpra shkollës.
Ndërkohë Star Plus u mundua që të kontaktojë me drejtorin e shkollës për të mësuar nëse i ka bërë kërkesë institucioneve për të marrë masa në vendosjen e sinjalistikës, por nuk morëm asnjë përgjigje qoftë edhe permes telefonit.