Ka bërë 12 vjet burg në SHBA për një krim që nuk e ka kryer. Sami Leka me prejardhje nga Maqedonia ishte dënuar me burgim të përjetshëm në SHBA, pasi ishte akuzuar për një vrasje.
Por pas 12 viteve, ai është liruar nga të gjitha akuzat që kishin të bëjnë me të.
Ai ka treguar se si ka filluar të njihet me Islamin edhe pse ai i thoshte vetes musliman.
Krejt udhëtimin e tij të njohjes me Islamin e kishte pasur kur kishte udhëtuar me një taksist musliman.
Ajo çfarë e kishte bërë Lekën të interesohej për Islamin ishte një veprim i taksistit. Sami Leka ishte në taksi së bashku me gruan e tij, por shoferi i taksisë pasqyrën e brendshme të makinës e kishte ngritur nga tavani. Kjo i kishte bërë përshtypje Lekës dhe e kishte ftuar taksistin për një gotë raki në shpinë e tij.
Taksist ishte një besimtar i devotshëm musliman, duke i dhënë kartëvizitën duke i thënë se ato të takohen në ndonjë lokal ku nuk shërbehet alkool.
Por pas pak ky arrestohet për një vrasje që nuk e ka bërë dhe dënohet me burgim të përjetshëm,.Ai sot është i lirë dhe nga një jo praktikues i fesë ismame në burg është bërë një praktikant i devotshëm i fesë Islame.