Bëri aksident në Kodër Kamëz kapet me hashash e alkool

Policia Rrugore ka vënë në pranga një 22-vjeçar i cili drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe për pasojë ka shkaktuar aksident në zonën e Kodër-Kamzës. Policia ka publikuar edhe videon e momentit të arrestimit. Në pamje duket qartë shishja e alkoolit që i riu 22-vjeçari mbante në makinë të cilën e konsumonte gjatë kohës që ishte në udhëtim. Atij i është gjetur gjithashtu edhe një sasi lënde narkotike e llojit marijuanë. I riu nuk ka bërë rezistencë përballë policisë rrugore, të cilët njoftojnë një patrullë të “Shqiponjave” duke vënë në pranga 22-vjeçarin drejtues të automjetit

Artikulli paraprakKUFOMA E GJETUR NË BISHT PALLË DYSHOHET SE I PËRKET NJË ITALIANI
Artikulli tjetërAKSIDENTET ME VDEKJE, SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË