Një bast me një pronar lokali e ka futur në telashe sulmuesin Mario Balotelli. Ky i fundit e kishte sfiduar pronarin e lokalit duke i thënë se do t’i jepte 2000 mijë euro nëse do hidhej me motor në ujë.

Ndryshe nga çfarë kishte parashikuar Balotelli pronari i lokalit është hedhur, duke u bërë i famshëm në rrjetet sociale.

Mirëpo kjo po i kushton jo pak Balotelli-t i cili është nën hetim nga autoritet italiane në Napoli. Policia bashkiake e këtij qyteti e konsideron veprimin si nxitje e kryerjes së krimeve dhe lojrave të fatit.

Gjithsesi një reagim i ashpër për këtë ngjarje ka ardhur edhe nga Mateo Salvini, zëvendës kryeministri Italian që njihet si një tifoz i madh futbolli. Ai është shprehur:

“Nëse do ta kisha në dorë do ta arrestoja menjëherë. Si mund ta hedhësh një motor në det? Kjo është një lojë e një idioti.

Por çfarë imazhi japim nga Italia në botë, nëse në një nga qytetet tona me të gjitha problemet që ekzistojnë, kalon një lojtar i pasur dhe i prishur, që ka një skuter dhe e hedh në det? Ne jemi të çmendur.”

Artikulli paraprakROME,NGJITET NË BALLKONET E KOLOSEUT DHE KËRCËNON ME VETËVRASJE
Artikulli tjetërDËSHTON MORATORIUMI I GJUETISË, KONOMI: DUHET RISHIKUAR VENDIMI, NUK KA FUNKSIONUAR