Ka ndodhur ajo që pritej. Klubi i Futbollit “Vllaznia” ka ndërprerë kontratën me futbollistin Yll Hoxha. Kontrata është mbyllur me mirëkuptim në mes palëve dhe ato i kanë uruar suksese njëri-tjetrit.

Kjo bëhet e ditur edhe në një komunikatë që ka shpërndarë klubi shkodran në faqen e tij zyrtare: “Klubi i Futbollit “Vllaznia” ka zgjidhur me mirëkuptim të plotë marrëveshjen kontraktuale me lojtarin Yll Hoxha. Përmes kësaj komunikate, klubi i dërgon lojtarit falenderimet përkatëse për kontributin profesional pranë Vllaznisë.Po ashtu, i jep urimet më të sinqerta për një vazhdimësi sa më të mirë dhe të gjatë në karrierën e tij si futbollist.” Natyrisht që kjo pritej. Fakti që vetë lojtari nuk ka qenë i kënaqur me aktivizimin e tij dhe, po ashtu, pakënaqësia që trajneri Cungu ka shfaqur në lidhje me formën e kosovarit, do të çonin pa dyshim në një ndarje të tillë. Kuqeblutë në këtë mënyrë kanë një lojtar më pak në organikë dhe ndoshta do të tentojnë ta mbushin në merkaton e janarit.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 16.12.2016
Artikulli tjetërADEMI: QEVERIA S’PO NA PYET PËR PRONAT