Bëri thirrje për politikanët Blushi edhe vetë brenda në kazan
Gjatë ditës kanë qarkulluar disa foto të kazaneve të plehrave mbi të cilët janë shkruar emra të ndryshëm politikanësh, të partive të majta, apo të djathta. Por në lagje të ndryshme të Tiranës janë vënë re edhe shumë kazanë plehrash mbi të cilët është shkruar emri i Ben Blushit. Edhe pse ishte pikërisht Blushi ai që propozoi këtë nisme, duke e veçuar veten e tij nga deputetët e tjerë që votuan ligjin për mbetjet, duket se ai nuk i ka shpëtuar të kaluarës se vet, kur 12 vjet më parë ishte pikërisht ai iniciatori dhe firmëtari i koncensionit të qeverisë Nano që synonte të sillte plehrat nga Italia për tu djegur në furrat e inceneratoreve që do të ndërtoheshin në Shqipëri.