Berisha: 7 ton drogë në Rrëshen mbrohej nga policia, pronar nipi i Zef Brozit

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në seancën parlamentare se droga prej 7 tonësh e kapur në Rrëshen është në pronësi të nipit të Zef Brozit, duke theksuar se ai nuk u arrestuar ashtu sikurse nuk arrestohet-sipas tij-bosët e tjerë të drogës. Ish-lideri i PD-së tha se droga mbrohej nga policia. Berisha u shpreh se në këtë vend ku i gjithë territori kontrollohet nga trafikantët dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk mund të ekzistojë për këtë bandë. Kanabisi tha Berisha ka shpërthyer në të katër anët e vendit dhe se kjo nuk mund të fshihet nga askush. Berisha: Ngjarja e madhe duhet të ishte fabrika e madhe e drogës në Rrëshen me 7 tonelata e mbrojtur fuqishëm nga policia e Mirditës, e drejtuar nga Banda e kryetarit të Bashkisë, ish-ndihmësi i Edi Ramës për ndërtimet në Inspektorat, dhe i drejtuar nga mbështetësi i fuqishëm i Edi Ramës, një far Kastriot Reçi (e theksoj ka 3 Kastriot Reçi), ky është djali i motrës së Zef Brocit, ju e keni qejf shumë. U arrestuan 20 gra dhe fëmijë, kurse Kastrioti si të gjithë banditët e tjerë nuk i hyri ferra në këmbë, paçka se merret me të gjitha llojet e trafiqeve. Paçka se vendin e ka mbuluar kanabisi nga thellësitë e Alpeve deri në Pogonë. Kapen disa fëmijë dhe gra të mjera që shkojnë për të fituar 5 lekë. Sot dëgjova edhe gra shtatzëna. Më thoni ju mua sigurisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare, për këtë bandë që trajton Shqipërinë në këtë mënyrë nuk mund të ekzistojë. Nuk ka këtu siguri kombëtare ku çdo pëllëmbë e territorit kontrollohet nga banditë. Kjo është e vërteta. Një herë thotë fajin e ka opozita. Kush e pyet opozitën të mos jetë realitet? Ju jeni qeveri që keni frikë nga vetja juaj. Si do të fshihnit ju kanabisin që ka shpërthyer në të 4 anët e vendit? Kush në botë mund ta bënte një gjë të tillë? Cili bos është arrestuar? Ligji arreston të gjithë kryetarët e komunave që nuk kanë denoncuar. Cili prej tyre? Ata shpërndajnë paratë me Ramën. Kjo është situata dhe i keni bërë vendit shërbimin më të keq në historinë e tij. Berisha tha edhe më herët në Facebook se droga i përket nipit të Brozit.

Artikulli paraprakTRAGJEDI NE MESDHE,MBYTEN DY ANIJE ME 240 EMIGRANTE
Artikulli tjetërBERISHA E AHMETAJ PERPLASEN NE KUVEND PER RRITJEN E RROGAVE