Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e shtetit, Bajram Begaj dhe kryeministrin Rama se po zhvillojnë një ndër udhëtimet më të kushtueshme të përfaqësuesve të një shteti. Duke folur për udhëtimin që do të zhvillojnë Rama e Begaj në Nju Jork në kuadër të mbledhjes së OKB, Berisha pretendon se po shpenzohet gjysmë milionë euro nga buxheti i qytetarëve për këtë udhëtim ndërsa edhe Begajn e akuzon për vjedhje të përditshme.

“Mos harroni se udhëtimi për në OKB i Edi Ramës dhe presidentit të vendit, do të jetë njëri nga udhëtimet më të kushtueshme të përfaqësuesve të një shteti.35 vetë ndodhen në delegacionet e tyre në Nju Jork.

Një numër i tillë i madh është më i pazakonti dhe do të thotë, po të keni parasysh se Edi Rama refuzoi të pranojë në Ismailin e tij, delegacionin e kryetarit të shtetit, do të thotë një shpenzim gjer në gjysmë milionë euro nga buxheti i qytetarëve.Po ky është vetëm njëri aspekt.Vjedhjet e tyre janë të përditshme dhe të pafundme.

U bëj thirrje qytetarëve të ushtrojnë presionin më të madh ndaj deputetëve, në mënyrë që të votojnë në emër të interesave më jetike të shqiptarëve në nevojë, ligjin për minimumin jetik.”- tha Berisha.

Artikulli paraprakAKSIONET E POLICISË NË VLORË DHE SHKODËR, BALLA: KAM BESIM SE DO TË BËJNË DETYRËN NË ZBARDHJEN E NGJARJEVE KRIMINALE
Artikulli tjetërROMËT PA PUNË, FËMIJËT PA SHKOLLË