Shkurtimi i ndenjësve nga rreth 17500 që duhej të ishin në 15900 ka sjellë një reagim edhe të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një statusi në facebook Verisha akuzon qeverinë për abuzin dhe kryeministrin Edi Rama duke thënë se ajo që po ndodh me stadiumin e Shkodrës është e njëjtë me atë që ka ndodhur në Vlorë me lungomaren. “Edhe stadiumi Shkodrës rrudhet si lungomarja e Vlorës! Të dashur miq, stadiumi i Shkodrës nuk pati fatin e Rozafës por të Lungomares së Vlorës. Nga 20 mijë vende që u njoftua me të madhe se do të kishte, është katandisur në 15 mijë e pak vende. Pra 25% më pak dhe kjo në fakt është 25%-shi tradicional për Ramën. Po kështu, si stadiumi është katandisur dhe famozja Lungomare, e cila nga një rrugë me 6 korsi, nga tre korsi në secilën anë dhe një bahçe me lule në mes, është katandisur në një korsi në secilën anë dhe në vend të luleve janë zëvendësuar me një ndarëse të shëmtuar betoni. Mirëpo në qoftëse stadiumi do ketë disa mijëra tifozë më pak për të ndjekur ndeshjet, Lungomarja i shkatërroi Vlorës turizmin. Kjo sepse për të përshkruar distancën e saj tani duhen 45 minuta nga vetëm 5-7 minuta që nevojiteshin për të përshkuar këtë distancë me rrugën e mëparshme me 6 korsi të gjërë. Kështu që Rama për xhepat e tij ndëshkoi Vlorën dhe turizmin e saj si askush tjetër!”. Ish-kryeministri Berisha edhe më parë ka akuzuar qeverinë dhe kreu e qeverisë Edi Rama për stadiumin e ri “Loro Boriçi” të rikonstrukturuar dhe ndërtuar pjesërisht. Emërtimi i afro 15900 vendeve zyrtare në stadium dhe shkurtimi me rreth 1500 ka krijuar pakënaqësi edhe në Shkodër duke menduar se do të kishte më shumë ndenjëse.