Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin e zhvilluar në Kavajë u ndal edhe tek vendimi për vlerësimin dhe shembjen e ndërtesave 50-vjeçare, të cilën e ka vlerësuar si një akt gjenocidal.
“A nuk është akt gjenocidal, kur autorizon veten për të shkatërruar çdo banesë që do ti, për shkak se janë 50-vjeçare, ndërkohë që janë 300 mijë banesa në Shqipëri. Ky akt synon të tmerrojë shqiptarët. Ky akt synon t’u plaçkisë trojet, për të investuar mafiozët dhe qeveritarët”, tha Berisha. Ndër të tjera Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama ka urrejtje të madhe ndaj qytetarëve dhe se qëllimi i tij i vetëm është ti grabisë ata.
Pjesë nga fjala e Berishës:
“Të gjithë Bravat dhe Alibashat e Ballkanit të grumbullosh do të humbasësh, kështu i thashë sot. Ai deklaroi se firmos pam pam pam e fap fap fap, por gjithashtu ai vjedh pam pam pam dhe fap fap. Por një kryeministër vendos me ligjin para, qëndron besnik i ligjit dhe në mbrojtje. Një kryeministër që shpenzon 22 mln euro vetëm për fluturime, që blen vazo druri për oborrin e zyrës së tij 14 mln ai ndaj qytetarë ka urrejtje që ka hajduti për viktimën që e vjedh. Ai ndaj i lejon vetes gjithçka.
Në pallatet e organizatave kriminale, u bënë projekte për të përjashtuar PD-në, forcën politike që solli pluralizmin në Shqipëri nga zgjedhjet. Sot, kjo është përgjigja më e shkëlqyer që kjo organizatë kriminale e kryesuar nga Edi Rama, që do e marrë nga mbarë shqiptarët. Vitet e fundit, PD-ja përjetoi kalvare me skenare, përjetoi skenarin ogurzi të Edi Ramës, mafies shqiptare, mafies ndërkombëtare të asgjësimit të saj.
Të gjitha këto vetëm sepse këta mafiozë shqiptarë, amerikanë dhe çfarëdo kombi ishin, kishin një qëllim që të forconin pushtetin e Edi Ramës që të bashkësundonin me të, në mënyrë që shqiptarët të largoheshin masivisht dhe këtu të sundonte mafia. Të sundonin antishqiptarët. Ju u ngritët me guxim, të vendosur dhe të pamposhtur në mbrojtje të vlerave që besonit. Në Kavajë gjejmë qytetarë që kishin ruajtur në shpirt, vlerat më të mira të njeriut.
Këto ishin vlerat që ngritën Kavajën në këmbë. Pas 32 vitesh ishin po këto vlerat që ngritën demokratët në këmbë si të pamposhtur. Në një hark kohor 2-vjeçar u përdorën të gjitha mjetet për mposhtjen tonë, ndërsa ne u dëshmuam se jemi të pamposhtur. Jo se jemi mbinjerëzor, ne jemi tokësorë si të tjerët, por ne besojmë në disa vlera që i kemi të shenjta, i kemi ideale dhe nuk i lëshojmë ato. Ne bëmë gabim 4 vite më parë. Janë bërë përpjekjet më antidemokratike, përpjekje më hakmarrëse që ne të mos marrim pjesë në zgjedhje. Ne do marrim pjesë në zgjedhje dhe do fitojmë. Në këto zgjedhje, ne vijmë më krenar se asnjëherë në ekzistencën tonë. Kam ardhur shumë herë tek ju, kam paraqitur deputetë, kryetarë bashkie, njerëz të nderuar dhe që i vlerësoj jashtë mase. Kësaj here vij më i çliruar, sepse Fisnik Qosja është kandidati juaj, kandidati i lirisë, e votuat ju dhe ju do firmosni fitoren e tij.
18:10 “Fitore mbi monizmin në 14 maj”, Berisha nga Kavaja: Rama i ka dosjet deri në tavan. Sekti i ‘Rilindjes’…
Gjithashtu Berisha tha se demokratët kanë treguar guximin e tyre dhe nuk janë ndalur para regjimit të kryeministrit Edi Rama.
“Sekti i Rilindjes me në krye Edi Ramën është sekti më antishqiptar që ka njohur kombi. Një proces e ka të hapur me McGonigal, por dosjet i ka deri në tavan. Këtu qëndron edhe frika apo tmerri i largimit nga pushteti. Edi Rama ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve, në kuptimin e nenit 3 të Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se asgjë nuk do ta ndalë opozitën për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë dhe demokratët.
Pjesë nga fjala e Berishës:
“I dashur kandidati ynë, i shkëlqyer, kandidati i lirisë, i Primareve, i fitores Fisnik Qosja. Miqtë e mi sot, ne mblidhemi këtu në një kohë në pallatet e krimit të organizatave kriminale. U bënë projekte për të rivendosur, përjashtuar partinë Demokratike. Sot kjo është përgjigja më e shkëlqyer që kjo organizatë kriminale, kryesuar nga Edi Rama merr nga qytetarët e Kavajës dhe nga mbarë shqiptarëve. Vitet e fundit PD përjetoi skenarë dhe kalvare si asnjë forcë tjetër në vendet në Europë. Këta mafiozë, në mënyrë që Shqipëria të boshatise, shqiptarët të largoheshin masivisht dhe këtu të sundonte mafia, kjo goditje u përballuar me guxim nga ju demokratët. Ju u ngritët me guxim të vendosur, në mbrojtje të vlerave. Po të kthehemi 30 vite më parë, në Kavajë gjejmë burrë e gra , djem e vajza që më shumë se kushdo tjetër kishin ruajtur vlerat më të çmuara të familjes, besimin tek Shqipëria, tek Kavaja. Kjo ishte shkaku më themelor që Kavaja u zgjua më e fuqishme se kushdo tjetër. Në një periudhë 2-vjeçare u përdorën të gjitha mjetet për mposhtjen tonë, jo se në jemi mbinjerëzor, por në njësi si Kavaja në ‘92 besojmë në disa vlera që i kemi të shenjta, dhe jemi të gatshëm të sakrifikojmë,. Ne u ngritëm dhe nuk u mposhtëm, por ne gabimet i pranojmë dhe nuk i përsërisim. Ne bëmë gabim 4 vite më parë, shumë të madh, por unë ju them se këto javë janë bërë përpjekjet më antidemokratike, më hakmarrëse që ne të mos marrim pjesë në zgjedhje, por ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë. Asgjë nuk na ndal ne të respektojmë aspiratat vullnetin, përfaqësimin e qytetarëve shqiptarë, ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë. Në këto zgjedhje ne vijmë më krenar se asnjëherë në ekzistencën tonë”, tha Berisha.