GJKKO ka shtyrë vendimin mbi ankemimin e ish-kryeministrit Sali Berisha mbi masën e “Arrest shtëpie”. Shpallja e vendimit do të bëhet më 25.01.2024, në orën 09:00.
Ka qenë ish-kryeministri që përmes avokatëve ka ankimuar vendimin e GJKKO-së të datës 30 janar, që e la në arrest shtëpie, ndërsa kërkon një masë më të butë. Dje për rreth 2 orë ish-kryeministri dëshmoi para prokurorëve Arben Krajës dhe Enkelejda Millonait.
Pas daljes nga SPAK, Berisha pohoi për mediat se ishte ai që i kishte marrë në pyetje prokurorët, ndërsa sulmoi ashpër qeverinë Rama dhe SPAK-un, si institucion i varur.