Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Arben Ahmetaj dhe familja e tij po kërcënohen me jetë.
Kërkojnë t’i mbyllin gojën dhe ai mos të guxojë të bëjë publik inskenimet dhe ndërhyrjet e Ramës dhe Veliajt si kupolë kryesore e vjedhjes së shekullit në këtë proces. Kërcënimet me jetën e tij, familjarëve dhe fëmijëve, që vërshojnë nga qelitë e burgjeve dhe zyrat e krimit të institucioneve shtetërore, dëshmojnë që Rama, Agaci dhe Veliaj janë de facto dhe de juro truri dhe ekzekutorët e vjedhjes së shekullit.
Të marrin masa për të mbrojtur familjarët dhe Ahmetajn, të dërgojnë grup hetues të çështjes duke e pranuar atë si bashkëpunëtor të drejtësisë.