Në Simpozium “Ëndrra e Azemit: Shqipëria si Europa”, në kuadër të 20-vjetorit të vrasjes së deputetit të PD-së Azem Hajdari, nuk mund të mungonte edhe fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Teksa e cilësoi Hajdarin lider epokal, Berisha tha se është joreale që të mendosh që Azemi nuk kishte armiq. Ai tha se Hajdari u vra nga shteti me uniformë.
Për të përkujtuar mikun e tij Azem Hajdarin, Besnik Mustafaj kishte zgjedhur t’i drejtohej atij me një letër imagjinare.Përmes kësaj letre Mustafaj u shpreh se
Partia Demokratike nuk është aty ku historia e kërkon dhe ku do e donte Azemi për ti dhënë zë politik kësaj pakënaqësie popullore duke mishëruar atë që është jetike sot.
Më 12 shtator 1998, në Tiranë u vra deputeti 35-vjeçar i PD-së, Azem Hajdari, ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik.
Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike, partia e parë opozitare në vend pas periudhës së diktaturës.