Lideri i PD Sali Berisha është bashkuar me protestuesit te Rruga e Elbasanit. Berisha ka shkuar tek Rruga e Elbasanit, pasi u nis nga shtëpia e tij.

Sali Berisha tashmë ndodhet i lirë, pas 333 ditëve që qëndroi në arrest shtëpie. Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se ky dimër i vështirë do të kalohet dhe diktatori do rrëzohet.

Protestuesit nga ana tjetër brohorsnin “o Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, “E duam Shqipërinë me Sali Berishën”. Ai kërkoi sërish qeveri teknike.

“Është një revoltë e qytetarëve kundër narko-diktatorit. Është një dimër i vështirë si për argatin e Tiranës ashtu edhe padronin e Beogradit.

Në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin, edhe në Tiranë, argati nuk ka të ardhme”, tha Berisha. Ai përshëndeti qytetarët e Tiranës dhe i siguroi se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe Shqipërisë.

“Nuk do të ndalojmë deri sa të realizojmë objektivat tona: Qeveri teknike dhe zgjedhje të lira”, tha Berisha.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Edi Rama nuk pranon kërkesat e opozitës, Berisha tha se ai do të rrëzohet.

“Do të rrëzohet me mosbindjen civile. Kemi aplikuar 15 forma të mosbindjes civile. Këta do të përfundojnë shumë keq”, tha Berisha.

Ai u shpreh se opozita ka sakrifikuar, ka bërë beteja, dhe është shpërblyer.

Artikulli paraprakBIE NUMRI I SHQIPTARËVE ME LEJE QËNDRIMI NË GREQI, SA ËSHTË NUMRI I TYRE
Artikulli tjetërMOSBINDJA CIVILE, BLUSHI: POLICIA TË MOS PROVOKOJË PROTESTUESIT, NDRYSHE KA PËRPLASJE