Jashtë selisë së Parlamentit, ish-kryeministri Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se po zvarrit qëllimisht votimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Byroja do të ketë viktimë të parë Edi Ramën. Ai ka frikë se mos rrëzohet, por është i rrëzuar. Është një njeri që e ka përfshirë veten në krime monstruoze”, ka deklaruar Berisha. Berisha e ka ftuar shefin e mazhorancës që të votojë cilin variant të dojë, pasi vetë Partia Demokratike “është gati” të japë votën. “Prova e vullnetit të tij është hajde të votojmë BKH-në. BKH synon imunitarët, gjykatësit, prokurorët, deputetët dhe ministrat e zv.ministrat. Kjo është prova e politikanve, janë gati ata”, është shprehur Berisha. Ai ka komentuar edhe variantin e Komisionit të Venecias, i cili, në këndvështrimin e Berishës, i heq kreut të mazhorancës “kamzhikun” nga duart. “Venecia tha stop, kamzhiku do të bjerë mbi ata që vjedhin. Reforma është kundër Edi Ramës. Byroja është gracka ku shpirti i mbretit kapet si laraska, siç thotë Shekspiri. Në këtë rast, Rama është laraska”, ka thënë Berisha.

Artikulli paraprakPD-PS, DEBATE NE KUVEND PD: RAMA PROMOVON KRIMIN, PS: BERISHA KRYEMINISTER I GERDECIT
Artikulli tjetërSULMET NE ANKARA JANE KRYER NGA MILITANTET KURD