Ish-kryeministri Sali Berisha në një bashkëbisedim me demokratët në Londër, u shpreh se kryeministri Edi Rama gjatë gjithë kësaj kohe pa pasur për qëllim të eliminojë opozitën.
Ai gjithashtu u bëri thirrje që në 14 maj të bëhen bashkë për të rrëzuar regjimin.
“Kandidatët tanë që të gjithë janë kandidatët e lirisë , janë zgjedhë nga anëtarësia dhe mbështetësit. Unë kam besim tek ju. Këtë radhë Edi Rama bllokoi ndryshimet ligjore në kundërshtim me vendimet e gjykatës Kushtetuese që sanksionon të drejtën tua për të votuar aty ku jeni, për deputetët që doni apo këshilltarët. Ju them se Shqipëria pa ju, kombi pa ju është i mangët dhe ndaj të bëhemi bashkë për realizimin e të drejtave për realizimin e një fitoreje të shkëlqyer më 14 maj për rrëzimin regjimit. Qëllimi i Ramës është të lërë vendin pa opozitë, por këtë nuk do ta lejojmë. Format e korrupsionit janë të tmerrshme. Një informacion të plotë do ta merrni së shpejti dhe do të njiheni me akuzat që ky person gënjen qeverinë e tij. vetëm po të klikonte në internet do të gjente emrin tij ku do të shihte edhe denoncimet që unë ka bërë kundër bandave”, tha Berisha.