Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi mungesën e medikamentit të herceptinës tek spitali i Onkologjikut.

Duke folur në seancë, Berisha tha se Ministrit të Shëndetësisë duhet ti hiqet e drejta e fjalës në Kuvend, pasi sipas tij ai e ka vendin në Prokurori.

Berisha: Një problem tjetër madhor, duke folur këtu Beqaj, e larguat ju, qytetari më dërgon mesazh. Ka tre muaj që në spitalin Onkologjik nuk ka Herceptinë. Kjo do të thotë që nënat, motrat, gratë shqiptare që kanë kancer mame ti kafshojë çdo ditë e më shumë kanceri.Kjo pasi ky i korruptuar vjedh si lubi fonnde, ilaçe dhe çdo gjë tjerë. Dhe i jepni fjalën! Atij i duhet prerë fjala fare, vendi i tij është në Prokurori.

Artikulli paraprakVAZHDON AKSIONI I POLICISË PËR VENDOSJEN E RRIPIT TË SIGURIMIT
Artikulli tjetërRRUGËS PËR NË RINAS, GRABITET MAKINA ME PARATË E BANKËS