Sali Berisha ka mbledhur deputetët e Rithemelimit për të diskutuar rreth buxhetit të shtetit duke thënë se janë përgatitur 23 amendamente. Po ashtu u shpreh se deputetët kanë thirrur në interpelancë me Edi Ramën.
“Këto amendamente përmbysin planifikimin e buxhetit. Buxheti për arsimin përsëri është diskriminuar. Janë përparësuar lëvizje dhe masa fiskale për qytetarët për të ulur përballimin e cmimeve të tmerrshme që janë sot. Ka disa amendamente që i mbështesim plotësisht si ulja e TVSH në 6% për energjinë elektrike, për ushqimet, barazim i TVSH në produktet bujqësore, heqja e akcizës së gazit, limit i artë, rimbursimi të gjitha dëmeve të Covid për bizneset.
Ka një amendament për krijimin e fondit rezervë të KESH-it në mënyrë që dëmshpërblimi it ë përmbyturve të mos jetë më çështje mundësie por detyrimi real ligjor ku KESH do të detyrohet të mbajë fond rezervë 15 mln euro për të përballuar përmbytjet. Përmbytja e fundit ishte kryekëput e diktuar nga vjedhja qeveritare. Nëse ka patur një ndryshim të motit të paralajmëruar me saktësi të madhe, si nga gjeoshkenca dhe stacionet italianet ishte ndryshimi i motit të ditëve që kaluan me precizion dhe intensitetin e tyre”, tha Berisha.