Berisha e Ahmetaj në Kuvend përplasen për rritjen e pagave
Fundi i vitit, dhe nisja e disktutimeve për buxhetin, solli debate të nxehta në kuvend per ekonominë. Pretendimit të Minsitrit të Financave Arben Ahmetaj, për përformancë pozitivë dhe rritje ekonomike, Ish kryeminstri Sali Berisha, iu përgjigj me akuza, duke e cilësuar qeverinë të dështuar dhe që ka zhytur vendin në varfër, krim dhe korrupsion. Ahmetaj: 2.9% që i bie 400 milionë dollare pra në favor të investimeve publike. Defiçiti shkon për herë të parë në 2% është më i ulti në 20 vite. Berisha: 50 e ca i keni investimet. A e kuptoni që jeni i vetmi vend, e vetmja ekonomi me deficit buxhetor minimal. Ahmetaj: Rritje pagash në nivel mesatar 10% do të faktohet këtu dhe rritje e pensioneve. Berisha: Përsëri ajo që u quajt rritje rrogash nuk është as indeksim. Jo që s’janë 100 mln dollarë zotëri, por janë 64 mln dollarë. Minsitri Ahmetaj dhe Deputeti Sali Berisha, debatuan dhe për borxhin publik dhe për largimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ahmetaj: “2016 për herë të parë njeh ulje borxhi dhe në disa vite shkon borxhi 71.3 % të prodhimit të brendshëm bruto”. Berisha: “Borxhin publik 62% dhe e rrit në 74%, largimi i fondit monetar është kërcënimi më madhor që ka pësuar ekonomia shqiptare ndonjëherë”. Në debat u përfshi dhe ish/Misnitri i Financave Ridvan Bode, i cili akzuoi qeverinë se manipulon treguesit ekonomik. Bode: “Thënie dhe deklarimi i sufiçitit primar është vetëm dëshmi e rrënimit të prespektivës sonë për zhvillim ekonomik Ndryshe, një ditë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar mbylli diskutimet me qeverinë shqiptare, duke i vendosur kusht për buxhetin e 2017-ës që të shlyhen detyrimet e prapambetura në njesitë vendore