Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, po mban një takim me banorë të degës 2 në kryeqytet. Mes të tjerash, Berisha foli edhe në lidhje me protestën që do të mbahet nesër në Tiranë, në të njëjtën ditë që do të organizohet edhe samiti BE-Ballkani Perëndimor. Kreydemokrati u shpreh se janë përgatitur banderola në anglisht dhe ftoi të rinjtë t’i marrin e të mbushin nesër sheshin. Berisha tha se mijëra demokratë kanë ardhur që sot në kryeqytet, ndërsa u bëri thirrje të tjerëve të vijnë e të trokasin në çdo derë demokrati.

“Rama ka shndërruar shtetin në makineri gjigande elektorale. Përdor qindra mln euro për të blerë votat. Kjo do mjaftonte që të ishim të gjithë në rrugë. Aty qëndron njeriu si përfaqësuesi ynë që me politikat e tij është shkaku kryesor i shpopullimit të Shqipërisë. Nuk ka vend në botë, mund të lexoni sa të doni për luftrat civile e epidemitë, por nuk do të dëgjoni për një ne që në 7 vite ka humbur 30 përqind të popullsisë.

A ka kushte Shqipëria për të mbajtur fëmijët e saj?

Shpopullimi, është politikë zyrtare dhe genocidale e spastrimi etnik këtu. Ajo ka në themel krijimin e kushteve të llogaritura që qytetarët të largohen nga vendi. Korrupsioni, në të gjithë raportet e këtyre kryeministrave e presidentëve që vijnë nesër në Tiranë, shkruhet se Shqipëria është vendi më i korruptuar, E korruptuar është qeveria se shqiptarët janë viktimat më të dhimbsura, sepse janë vjedhur. I korruptuar është ai që udhëton me charter me dhomë gjumi luksoze, që merr instilacionin në Kryeministri 4 mln euro. Kemi 101 mijë arsye për të qenë nesër në shesh. Ky armik i egër i shqiptarëve, ka katër ditë që bën gjithçka për të sabotuar protestën. Një herë informoi zyrtarisht shkollat se nuk do të ketë mësim, të nesërmen tha administrata është pushim, por kur pa që do derdheshin në shesh kundër qeverisë e ktheu. Njofton rrugët që do të bllokohet. Jam këtu tu bëj thirrje shqiptarëve, mijëra kanë hyrë sot në Tiranë, të tjerët të lënë çdo gjë e të nisen drejtë Tiranës, të trokasin në çdo derë demokrati, Bujrum mirëse të vini, bashkë nesër në protestë, ta marrë vesh bota se ne nuk nënshtrohemi, jemi të lirë e të gatshëm të mbrojmë të drejtat tona e për ti treguar botës se regjimi monist nuk ka kod tjetër veç, mafies, dhunës e plaçkitjes. Këto orë që na ndajnë, që presim me padurim protestën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, do jemi të gjithë aty. Ne nuk kërcënojmë, në asnjë rast e rrethanë sigurinë e miqve që kanë ardhur në Shqipëri, kërcënim janë Rama e klanet e tij mafioze. ne protestojmë si njerëz të lirë. Jemi aty për tu treguar se asnjë mjet nuk na pengon për të protestuar. Të bëjmë ç’të mundemi. Janë përgatitur parulla e banderola në anglisht. Janë fantastike, paraqitet Rama ashtu siç është, në të gjitha format. Ka prej tyre që flasin sa një fjalim,. Të vijnë të rinjtë ti marrin me flamuj të mbushim bulevardin e të bëjmë që zëri ynë të dëgjohet”, tha Berisha.

Artikulli paraprak“FINANCIAL TIMES” SHPALL PRESIDENTIN ZELENSKY, NJERIUN E VITIT
Artikulli tjetërRAMA PUBLIKON PAMJE NGA VENDI KU DO TË MIRËPRESË LIDERËT E BE-SË: GJITHÇKA GATI