Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë ftesë publike kryeministrit Edi Rama për debat televiziv. Në “foltoren” e qytetit të Pogradecit, ai tha se në atë debat do ia numërojë të gjitha mëkatet e këtyre 8 viteve Ramës.

Po ashtu, ai pati një mesazh edhe për Lulzim Bashën, ku nënvizoi se janë mbledhur rreth 4.200 firma të delegatëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar si dhe atë ditë, tha se do të jenë të pranishëm 10 mijë më shumë.

“Edvin je i pashpresë, foltorja të ka kallur datën. Me Sali Berishën do të bashkohen të gjitha burrat dhe gratë që i besojnë dinjitetit njerëzor. Të gjithë ata që i thonë Shqipërisë Shqipëri dhe atdheut atdhe. Të gjithë ato që konsiderojnë mafien një rrezik kombëtar. Para se të të japim duart, të ftoj në një debat televiziv, të tregoj dhe t’i numëroj të gjitha mëkatet e këtyre 8 viteve dhe mbathja në Beograd se atje të presin krahëhapur.

Nesër dorëzohen 4.200 firma të Kuvendit Kombëtar, i them kryetarit pa parti, përkulu para firmave të anëtarëve të PD, se 4.200 kanë firmosur, do të vijnë në atë kuvend 10 mijë të tjerë. Do të jetë festa më e madhe e PD në historinë e saj. Do të jetë triumfi i saj, do të jetë rikthimi i saj i plotë dhe i sigurt në fitoren vendimtare ndaj narko-shtetit. Rroftë PD, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.

Artikulli paraprakMINISTRIA E SHËNDETËSISË JEP SHIFRAT E COVID-19, JA SA RASTE TË REJA NË 24 ORË
Artikulli tjetërSHKODRANI ELSEID HYSAJ RRËFEN FIKSIMIN E SARRIT ME TË