Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se dëshmoi në Prokurori se brenda Selisë së PD kishte njerëz të armatosur në mbrojtje të Lulzim Bashës ndërkohë që armët sipas tij i largoi Basha me makinën e tij.

“Çështja tjetër që unë shtrova me forcë është se si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte narkopolicia e Edi Ramës përdorte edhe banda e Lulzim Bravës. Një tjetër provë e bashkëpunimit të tyre. Armët i nxori nga selia Lulzim Brava me mjetin e tij. Ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur brenda në seli”, tha Berisha.

Ai tha se PD do të dorëzojë çdo informacion që mbledh për këtë grup mercenerash, vrasësish dhe trafikantësh.

“Besoj se momenti që një seli partie qëndronte e pushtuar me banditë tregonte gjithçka se ç’ndodh në narkoshtet. Fakti me flagrant është se sot, njeriu që është shkarkuar nga çdo funksion nga anëtarësia e PD është simbol së pari i pabesisë ekstreme politike. Së dyti Simboli më i degraduar i lidhjeve me krimin. Ky është personi që për pazare personale dhe pasurim personal ishte i gatshëm siç e patë ju të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do të ndërtoheshin aty.

Shkoni pyesni Veliajn se të gjitha të dhënat e mia dëshmojnë se i kanë thënë atij që jemi marrë vesh me Lul Bravën. Lulzim Brava është simboli i politikanit që nuk njeh asnjë princip që për të ruajtur karrigen shndërroi selinë e PD-së në një seli që nuk shihet askund dhe ia dorëzoi Edi Ramës”, tha Ish-Kryeministri.

Artikulli paraprakSHKODËR, SPITALI TRAJTON 10 RASTET E PARA ME TROMBOLIZË
Artikulli tjetërBERISHA: REVOLUCIONI NUK NDALET, TË MBLIDHEMI TË DIELËN NË SHKODËR! SELIA DO U KTHEHET DEMOKRATËVE