Sali Berisha ka kryer homazhe në nder të mjekut Isuf Kalo, në fjalën e tij, Berisha tha se ka lënë kontribut të çmuar në Shqipëri dhe Europë.

“Erdha të shpreh nderimin, ngushëllimet, dhimbjen për humbjen e një miku, me të cilin na bashkon një miqësi e pasionuar në shumë dekada. Prof. Dr. Isuf Kalo u nda nga jeta, por ai ka pasur dhe ka lënë një kontribut të çmuar në Shqipëri dhe Europë, në shkencën e diabetologjisë, si dhe në standardizimin e shërbimeve mjekësore. Shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të profesor doktor Isuf Kalos”, tha Berisha.

Ndarja nga jeta në moshën 80-vjeçare e mjekut të njohur endokrinolog, profesorit Isuf Kalo ka lënë pas një dhimbje të madhe tek familjarët, miqtë dhe kolegët. Ata e kujtojnë profesorin si një profesionist që dha shumë në fushën e endokrinologjisë jo vetëm në Shqipëri, por edhe si një intelektual, njeri kurajoz e me zemër të madhe që ka mbështetur e inkurajuar shumë bluza të bardha në karrierën e tyre.

Artikulli paraprakPËRRENJTË MALOR KËRCËNIM PËR LEZHËN
Artikulli tjetërBERISHA: RAMA MUND TË JETË ARRATISUR POR S’KEMI INFORMACION! KONGRESI AMERIKAN TË HETOJË KUSH I LIDHI MCGONIGAL DHE RAMËN