Në një prononcim për mediat, teksa largohej nga selia e PD, ish kryeministri Sali Berisha e konsideroi një finale të turpshme, deri në kriminale, sic u shpreh praninë e personave me armë.
“Një finale e turpshme deri në kriminale, ka mbushur selinë me banda të armatosura. banditë me armë kanë kërcënuar të rinjtë e FRPD në zyrat e tyre. E dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim kriminal, që dëshmon fytyrën e vërtetë të njeriut që për karrigen e tij ka marrë peng PD.
E garantoj se do mbahet përgjegjës për cdo akt dhune, që do ushtrojnë banditët e tij në Tiranë e në mbarë Shqipërinë. U bëj thirrje të gjithë demokratëve të distancohen nga këto akte të turpshme që s’kanë ndodhur kurrë në historinë e PD as ditën e themelimit.
Ata që na kthenin armët ne ishin kriminel të sigurimit të shtetit, ata që na kthenin armë në ishin banditë të ish-diktaturës, por që ish-kryetari të kryejë një akt të tillë, përbën një krim të shëmtuar të gjithëanshëm.” u shpreh Berisha.