Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka sulmuar pasardhësin e tij, Edi Ramën. Berisha ka publikuar një fotolajm ku ironizon edhe nismën e qeverisë që 2018-ën ta cilësojnë si vitin e Skënderbeut. Por ndryshe nga kryeministri Rama, Berisha e cilëson këtë viti si vitin e drogës dhe krimit shtetëror.
“Nje miremengjes nga piktori dixhital per Skender-buçin e Spiropalit! Sb”, shkruan Berisha.
Kujtojmë se shpesh herë ish-lideri i demokratëve ironizon statuset e Ramës që bën ccdo mëngjes, ndërsa i kundërpërgjigjet me sulme dhe akuza.