Dorëheqjen dhe largimin përfundimtar të Edi Ramës kërkoi Sali Berisha sot nga Selia e PD duke e akuzuar se ka ngritur një ‘sipërmarrje personale me inceneratorët’.

“Dorëheqjen dhe largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës, i cili me aktet e tij antiligjore dhe anti kushtetuese është sot simboli më i nxirë i pushtetarit abuzim që nuk njeh normë, standard moral, ligjor apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin dhe pushtetin e tij. Edi Rama është sot Kryeministri i vetëm në Evropë dhe botë që krijon sipërmarrje personale me 420 mln euro të grabitura taksapaguesve shqiptare, për djegësit.

Sipërmarrja e Edi Ramës për djegësit në Tiranë, Fier dhe Elbasan është e vetmja në Evropë ku formalisht shpallen në kërkim menaxherët e këtyre ndërmarrjeve por nuk konfiskohen si objekte krimi por kalojnë qindra milionë euro në konto bankare. Drejtësia ndaj këtij akti madhor kriminal po shpërbëhet. Ajo është faktuar tërësisht si SKAP-i i partisë. Pasi doli me urdhër të qeverisë, Alqi Bllako, tani janë ushtarët e tjerë të kësaj sipërmarrje, Gugalja, Zoto dhe Mërtiri, ata të cilët i kërkojnë Edi Ramës në mënyrë ultimative, çlirimin nga akuzat”, tha Berisha.

Ai gjithashtu përmendi edhe udhëtimet e Ramës, për të cilin tha se ka harxhuar miliona nga udhëtimet me charter.

“Ai është i vetmi kryeministër në botë që ka realizuar me charter 137 udhëtime”, tha Berisha.

Artikulli paraprakKOVAÇI: QEVERIA KA VETËM DY DITË KOHË PËR TË NA PLOTËSUAR KËRKESAT, NËSE S’E BËN NISIM GREVËN E URISË
Artikulli tjetërSTAR TREND – GATIMI PER HALLOWEEN