Sali Berisha ka reaguar për dhunimin e 28 vjeçares në Tiranë nga Gleard Gusholli i cili për një javë rresht e dhunoi dhe e mbajti peng në një banesë në kryeqytet.

Berisha solli në vëmendje vdekjen e kenianes, Joyce Aoko, duke u shprehur se edhe dhunimi i të resë në Tiranë, tregon se në kryeqytet dominon mafia e lidhur me qeverinë. Ai shtoi se ngjarja e ndodhur ndaj të resë së fundmi, tregon se jeta në Tiranë është bërë gjithnjë e më e pasigurt dhe se rendin e ka në dorë krimi dhe mafia.

“E marrë peng në shtëpi nga i ashtuquajturi partner duke kryer ndaj saj një terror fizik dhe psikologjik, tipik për strofullat e mafies nën mbrojtjen e mafies. Jeta në Tiranë bëhet gjithnjë e më e pasigurtë, rendin në dorë e ka krimi dhe mafia. U ndala në këtë rast dramatik sepse muaj më parë një vajzë nga Kenia që punonte në një kazino, u masakrua. Klithmat e saj, ranë në vesh të shurdhër. Vrasësi është i sojit të qeverisë, vetëm qeveria arrin të heshtë të shkatërrojë dhe rrënojë të gjitha provat për të mbrojtur ministrat e saj kriminelë që fshehin krimin.

Tirana është sot qytet ku dominon ligji i mafies. Dominon mafia dhe mafia e Tiranës duke pasur parasysh faktin që ka pushtetin, është mafia më e rrezikshme e Europës. Ajo tejkalon Ndraghettën dhe të gjitha grupet mafioze. Sepse kreu i saj është qeveria mafioze shqiptare. Dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar ndaj 28 vjeçares. Dënoj indiferencën e treguar nga organet e rendit dhe dorëzimin e sigurisë së qytetarëve në duart e organizatave kriminale nga një qeveri e lidhur kokë e këmbë me to”- u shpreh Berisha.

Artikulli paraprakRAMA HOQI APENDICITIN/ MJEKËT TREGOJNË GJENDJEN E TIJ SHËNDETËSORE: JA KUR MUND T’I KTHEHET FUSHATËS
Artikulli tjetërDOSHI NË FUSHË ARRËZ: FITORJA PËR FRAN TUCIN E SIGURTË