Ish kryeministri Berisha deklaroi pak minuta më parë në Kuvend se marrëveshja e plehrave kërcënon vendin.

Në vazhdën e akuzave, Berisha tha se ju mendoni vetëm për xhepat tuaj, ndërsa i cilësoi si mafia e plehrave, raporton Portali “Albeu”. “Të mbrojmë shëndetin dhe jetën tonë dhe të fëmijëve tanë, të mos pranojmë që kjo qeveri për lidhjet e saj të dokumentuara mafioze, te cilat i paraqita para një jave me dokumenta, me mafien italiane të shnderojë Shqipërinë në megapellgun e Italisë dhe me gjerë. Politika e shndrimit të Shqipërisë në megapellgun e plerave është një politikë e rrezikshme që kërcënon në mënyrë thelbësore jetën e shqiptarëve. Dhe marrëveshja e importit të plerave, futja në trajtimin e plehrave të Tiranës, janë vetëm disa aspekte makabre. Zhvillohen në heshtje sekrete, njesoj si ne shpellat mafioze në këtë qeveri”, u shpreh Berisha.

Artikulli paraprakRRËFIM – ALBERT KACI
Artikulli tjetërDY VITE BURG PËR ANJEZA SHABANIN, DHUNOI 3 VJEÇARIN NË KOPSHTIN E SAJ