Çfarë do të bëhet pas 16 shkurtit? Duke iu përgjigjur memeve që faqja “Brryli Brodway” kishte bërë posaqërisht për ish kryeministrin e ftuar në studion e “Temporas” në Ora News, Berisha tha se qeveria edhe mund të rrëzohet

Sonila Meço: A mund të rrëzohet qeveria

Sali Berisha: Edhe mund të rrëzohet. Ka mundësi shumë.

Sonila Meço: Mund të bjerë në bumerang?
Sali Berisha: Nuk ka bumerang me kakistokratët. Karrigia e mandateve të tij qëndron mbi krimin ai duhet të largohet një minutë e më parë.

Sonila Meço: Po erdhën më 21 janar për këtë qëllim

Sali Berisha: Më 21 janar erdhën se pat një video të montuar por zgjedhjet e 2009 nuk i vuri kurrë njeri në diskutim. Ndërsa ajo doli një video tërësisht e montuar dhe erdhën që Rama të fliste nga ballkoni i kryeministrisë.

Solli njerëz të armatosur me dinamit dhe shishe molotov, por natyrisht Sali Berisha ishte në zyrë, por unë nuk dorëzohem në qafë nuk i bie askujt. Të nesërmen u tërhoq se kishte ndërmend të bënte sulmin e dytë por u tërhoq pasi mori ultimatumin.

Artikulli paraprakKURSIMET E SHQIPTARËVE ARRIJNË NË 4 MILIARDË EURO
Artikulli tjetërRAMA: TEKSA QENTË LEHIN, JU PREZANTOJ ME STUDENTEN EKSELENTE QË I ËSHTË BASHKUAR ADMINISTRATËS