Rrëzohet me votat e socialistëve kërkesa për interpelancë e Sali Berishës me kryeministrit Edi Rama, për tenderat sekretë dhe tenderat që sipas kreut të PD i marrin familjarët e kreut të qeverisë.
Interpelanca u lexua nga Albana Vokshi.
Sipas nënkryetares Ermonela Felaj, kjo kërkesë ishte sjellë jashtë afateve. Ndaj socialistët rrëzuan sot me vota kërkesën e Berishës për mbajtjen e interpelancës me Sali Berishën, i cili ndodhet prej 30 qershorit në arrest shtëpie me vendim të GJKKO.