Në Apelin e Posaçëm ditën e sotme do të zhvillohet seanca për ankimin e Sali Berishës për masën arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’, si edhe përjashtimin e Irena Gjokës nga çështja e tij, gjyqtares që ka caktuar masën e sigurimit personal ndaj ish-kryeministrit.
Në seancë janë paraqitur dy avokatët e Berishës dhe kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi. ‘Liria’ e Berishës është në dorën e gjyqtares Olldashi, e cila liroi nga qelia dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Kujtojmë, që dje, për herë të parë Sali Berisha u mor në pyetje nga SPAK për aferën Partizani, ndërsa sulmoi ashpër prokurorët në fjalën për mediat.