Një prej futbollistëve më të mirë të Skenderbeut Bernard Berisha i cili do jetë pjesë e kombëtares së kosovës në miqësoren me Shqipërinë ka zgjeruar debatin se në cilën kombëtare duhet që të luajnë futbollistët kosovar.

NË nje një deklaratë të tij pas ftesës që ka marrë nga trajneri i kombëtares së Kosovës Bunjaku, Berisha tha qartë se futbollistët kosovar duhet që të luajnë për shtetin e tyre.Portieti i Kosovës Sajmir Ujkani, për të cilin po ashtu u zhvillua një debat kur mbeti jashtë kombëtares shqiptare thotë se përballja me Shqipërinë do jetë emocionuese.Prishtina, kryeqyteti i Kosovës është veshur ngado me flamuj kuqezi duke filluar nga qendra e deri në periferitë e qytetit duke bërë që të mungojë flamuri zyrtar i Kosovës. Miqësorja Kosovë-Shqipëri pritet me shumë interes.

Artikulli paraprakDY ARRESTIME NE SHKODER
Artikulli tjetërRAMA TËRHIQET PËR DËNIMIN E GAZETARËVE, SKA LIDHJE ME MEDIAN