Qytetarët kanë zhvilluar tubimin e radhës në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha. Kreu demokrat tha se kishte një përshëndetje për qytetarët e Shkodrës që u ngritën mbi terrorin e bandave të qeverisë.

FJALA E BERISHES

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore për ju misionare dhe misionarët e kauzës së drejtë të çdo shqiptari, kauzës së dinjitetit, të lirisë dhe interesit kombëtar. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë që përcjellin çdo natë te shqiptarët të vërtetat që mbulon me vellon e saj të zezë censura e narkoshtetit të Edi Ramës. Por unë kam sonte përshëndetjen më të përzemërt për qytetarët e Shkodrës, për ata mijëra e mijëra të rinj, të reja, burra dhe gra që sot me marshin e tyre u ngritën mbi terrorin. U ngritën mbi dhunën shtetërore. Mbi masakrat e organizuara nga shteti me bandat e tij dhe qëndruan në emër të jetës, të paqes së qytetit, të sigurisë dhe të ardhmes së tij.Të dashur miq, masakra e Shkodrës e datës 30 tetor, para se të jetë një histori krimi, para se të jetë një histori mafioze, është një histori krimi dhe mafie shtetërore, e para;ajmëruar por e licencuar nga shteti mafioz. Kjo masakër ndodhi edhe pasi një nga viktimat e saj, i ndjeri Arlind Bushati, 32 vjeç, e kishte paralajmëruar se do të ndodhte. 19 ditë para atentatit, disa kriminelë me pistoleta u përpoqen të shtinë dhe t’i marrin jetën Arlindit tek pinte kafe me shokët e tij. Pistoletat për fat nuk shkrehën. Ky ishte paralajmërimi i masakrës makabre që tronditi Shkodrën dhe Shqipërinë. Pas atentatit të dështuar, Arlindi denoncoi në narkopolici. Atje kishte dëshmitarë. Mediat e transmetuan ngjarjen.

Por çfarë bëri narkopolicia?

Asnjë masë! Asnjë mbrojtje për Arlindin. Asnjë ndalim për të dyshuarin! Asnjë marrje në pyetje. Sepse ajo ishte një me bandën e partisë. Sepse ajo nuk është policia e qytetarëve të Shkodrës, por është policia e banditëve të Edi Ramës. Prandaj masakra e 30 tetorit me tre të vdekur ishte edhe një histori e licencuar, e organizuar, e mbështetur nga banda e partisë dhe policia e saj. Është historia e një policie po aq fajtore në krim sa ata që shkrehën plumbat mbi Arlind Bushatin, Hamza Licin, Flutura Bashën dhe bashkëshortin e saj. Prandaj cilido që përpiqet sot t’ua shesë masakrën e 30 tetorit si një larje hesapesh mes bandash, mashtron dhe vetëm mashtron. E vërteta është se është një krim i paralajmëruar dhe një krim i licencuar nga narkopolicia që vepron në Shkodër. Ishte një krim që duhej të ndodhte në mënyrë që Edi Rama të merrte mandatin mbi krimin, siç mori kreu i bashkisë së qytetit, Benet Beci.

Miqtë e mi, ndonëse Arlindi, Hamzai dhe Flutura sot prehen në dheun e ftohtë të varrezave të Shkodrës, sot në rrugët dhe sheshet e qytetit, kujtimi i tyre u përjetësua, në marshin fisnik të shkodranëve dhe shqiptarëve që shkuan në Shkodër në marshim. Sepse ai marsh i tregoi bandave, ai marsh i tregoi narkopolicisë, ai marshim i tregoi shefit të bandave dhe narkopolicëve, Edi Ramës se shqiptarët nuk do të harrojnë kurrë. Se shqiptarët nuk do frikësohen kurrë. Se shqiptarët nuk do ta falin kurrë mandatin e deputetit që Edi Rama tenton ta blejë me gjakun e qytetarëve të Shkodrës. Marshi i Shkodrës ishte një dëshmi se qytetërimi do fitojë ndaj barbarisë. Se guximi qytetar nuk mposhtet nga asgjë. Marshi i Shkodrës ishte një mesazh se opozita do triumfojë. Marshi i Shkodrës ishte marshi i shqiptarëve që sot janë bashkë kundra së keqes! Për këtë, të gjithë ju që sot rrugëtuat në rrugët dhe sheshet e Shkodrës, në orët e saj më të vështira, keni falenderimin më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme. Ne do fitojmë! Miqtë e mi. Fitorja na pret.

Artikulli paraprakBALLA TAKIM ME STUDENTË DHE PROFESIONISTË SHQIPTARË NË SELANIK
Artikulli tjetërINCIDENTET NË NDESHJEN NDAJ VLLAZNISË, TIRANA APELON VENDIMIN E FSHF-SË