Pasi ka mbaruar mbledhjen me grupin parlamentar të PD-së kryedemokrati Sali Berisha ka lënë selinë blu dhe i është drejtuar në këmbë Kuvendit. Bashkë me kolegë të tjerë Berisha i është drejtuar Kuvendit, atje ku do të nisë paralelisht me seancën plenare dhe një protestë, e thirrur nga opozita.
“Në protestë jam kudo! Gjithçka do të duket”, tha Berisha për gazetarët.
Ndërkohë forcat speciale që po pozicionohen para Kuvendit, teksa pritet që të nisë protesta e sotme. Më herët jashtë sallës së Kuvendit u pozicionuan shumë furgona policie dhe autoblinda. Kujtojmë se në orën 17:00 do të nisë protesta.