Sali Berisha do të mbledhë ditën e sotme kandidatët e Rithemelimit për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj. Megjithëse gjykata e Apelit, i la vulën PD-së së Enkelejd Alibeajt, Berisha tha dje gjatë një mbledhje me deputetët se sot do të dorëzojë dokumentet në KQZ për regjistrimin në zgjedhje. Berisha tha se ato janë PD-ja sepse vendimin e Apelit do ta çojnë për rekurs në Gjykatën e Lartë dhe deri sa të vendosë gjykata, sipas ish-kryeministrit ato e mbajnë vulën!
Për këtë çështje Berisha kërcënoi edhe KQZ-në, ku tha se duhet ti përmbahet ligjeve dhe kodit dhe se nuk duhet të lozë me një procedurë të tillë. Mes të tjerash, ai tha se kjo situatë e krijuar është një skemë e mirëpërgatitur nga kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me ish kryedemokratin Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit kishte në plan të autorizonte Alibeajn si kryetar partie.
Po ashtu në orët e pasdites Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar.