Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe sërish është ndalur në diskutimet për çështjen e agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Berisha vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se ka bërë çdo gjë për të asgjësuar Partinë Demokratike, por nuk ia doli dot.

“Ne ishim dhe mbetemi pro amerikanët e vërtetë në këtë vend. U etiketuam enti europianë. Koha provoi se ne ashtu siç u themeluam qëndruam si parti e vokacionit perëndimorë. I etiketuam me të gjitha epitete por ne nuk u mposhtëm. A ishim ne prej shkëmbit? Jo as nuk ishim prej shkëmbi, as nuk jemi, por më e fortë se shkëmbi, çeliku e çdo tjetër janë idealet qe ne besojmë.

Dështoi çdo përpjekje për asgjësimin tonë që filloi duke paguar si vrasës me pagesë kryezbulesin e botës dhe duke mobilizuar, për të fshirë nga faqja e dheut PD. Historia do të flasë dhe do ti dënojë këtë akte makabër korrupsioni të një grushti të vërtet shteti kundër demokracisë. Por ja ku jemi të palëkundur në rreshtimin tonë me vendet e mëdha të lira dhe vendet e lira në tërësi”, tha Berisha.

Artikulli paraprakKRYETARI I BASHKISË SHKODËR BARDH SPAHIA, SHPREH NGUSHËLLIMET PËR ARTISTEN MIMIKA LUCA
Artikulli tjetërSTUDIMI: JA SA HERË NË JAVË DUHET TË PUNOJMË