Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar me anë të një konference për shtyp se protestat e opozitës do të nisin më 12 nëntor.
“Jam sot për të informuar opinionin publik se opozita shqiptare, PD dhe PL dhe forca të tjera opozitare nisin me 12 nëntor betejën e madhe kundër regjimit të urryer absolutar, regjimit të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, regjimit të Edi Ramës. Në të katër anët e Shqipërisë, po bien sirenat e urrejtjes ndaj monismit të Edi Ramës, sirenat e alarmit ndaj gjendjes katastrofale të krijuar nga vjedhjet e mëdha dhe të papërmbajtura”-tha Berisha.