Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat dhe ka marrë në mbrojtje veten dhe dhëndrin e tij lidhur me aferën e privatizimit të kompleksit partizani.
“Pasi u njoha me dokumenin paçavure të Edi Ramës deklaroj me përgjegjësi para shqiptarëve se kemi të bëjmë me një fletërrufe që në çdo paragraf shpreh dufet dhe urrejtjet e përroi psikik të Edi Ramës. Ajo është një kosh me gënjeshtra shpifje, manipulime monsutrusoze të cilat faktojë karakterin politik dhe amoral të masave të sigurisë të vendosur ndaj Berishës dhe Malltezit, këtij të fundit për fajin e vetëm se është dhëndri im.
S’janë në gjendje të japin provë apo fakt, dokumente që në procedurat është shkelur në mënyrën më të vogël ndonjë ligj normë ligjor. Edvini dhe larot e tij pas 3 vitesh hetimesh ne qindra dok s’kanë gjetur qoftë dhe një të vetëm se toka e kthyer 64 pronarëve, njëri prej të cilët është maltezi, s’ka qenë trashëgimi e tyre në breza, përveç pishinës që ka qenë pjesë integrale e klubit dhe detyrim ligjor për t’u privatizuar dhe copëza të tokës përreth.
Në hetimin e tyre në dhjetëra dëshmi të ish punonjësve s’kanë gjetur edhe pas 15 vitesh një person që të pohojë se kemi patur ndërhyrjen më të vogël nga Berisha dhe Malltezi. Për Malltezin kanë sjell si dëshmi atë të një personi që thotë se më ofruan një apartament po s’mbaj mend kush ma ofroi”, tha Berisha.