Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij, në dritaren e banesës ku ndodhet në arrest shtëpie, tha se ka një mesazh tepër të rëndësishëm për shqiptarët. Berisha tha se ata që janë sot në pushtet në Shqipëri vetëm vjedhin. Ai shtoi se pushtetarët e sotëm të vendit janë “një kalbësirë, që shemben me sulmin e parë”. Berisha ftoi të gjithë shqiptarët, që të “hidhen në betejë”.
“Po ku ngopesh ti mor, ti nuk ngopesh kurrë?
I thotë Erion Veliajt në këtë mbledhje, ti je i vetëm në botë Erion që një bashki me 12 mijë vetë, me 350 milionë euro buxhet, ia dorëzove 5D-ve, ia dorëzove hajdutëve. Po çfarë i thua dot ti atij mo, po ai thotë që i dorëzove 48 miliardë euro shpërdorimit, vjedhjes, abuzimit. Po ata 5 hajdutët e vjedhjes 100 përqind të Erion Veliajt janë xhuxhë në krahasim me Lubinë, me Agaçin, me Edi Ramën, me Gonxhen, Maznikun. Dhe i thotë, se Erioni kapardiset aty e i thotë, zoti Rama apo shoku, nuk e di se si i tha, të them se aeroplani im do punojë me dy motorë, njëri i Erion Veliajt dhe tjetri i Edi Ramës. Dhe Edi Rama, haha i tha, zbrit pak poshtë se kur të rrëzohet aeroplani, të bën copa. Absolutisht këto fjalë, ky është kodi i hajdutëve, kodi i mafiozëve. Pra miq, mbledhjet ishin, më mbroni nga hajnia. Mbledhjet ishin mbroni Olsin nga hajnia. Mbledhjet ishin Lubinë nga vjedhjet. Asambleistët përcollën me përçmim përveç Petro Koçit, që u ngrit, doli në rrugë, të tjerët nënqeshën, kurse ministrat, Zeusin e tyre e adhuronin vetëm e vetëm se i lë të vjedhin si atë. E bëra këtë ekspoze para jush miq, për t’u thënë shqiptarëve se ju nuk u mungon guximi, për t’u thënë të gjithë shqiptarëve se këta që keni përpara si pushtet, këta janë një kalbësirë që shemben me sulmin e parë, me guximin e parë, me protestën e parë. Të gjithë në këmbë, të gjithë në betejë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore”, tha Berisha.