Kreu demokrat, Sali Berisha, nga rruga e Elbasanit, u zhvendos te protestuesit te Bashkia e Tiranës. Berisha tha se kjo mosbindje civile e juaja para Bashkisë së Tiranës do të rrezonojë për vite me rradhë si beteja më e vendosur për kthimin e shtëpisë së parë te qytetarët.
Berisha tha se protesta para Bashkisë do të vazhdojë derisa të nxjerrim jashtë Erion Veliajn.
Kreu demokrat tha se Tirana është në duart e qytetarëve si kurrë më pak. “Në Tiranë janë mbledhur nga e gjithë Shqipëria”, tha kreu demokrat.
Nderkohe tensione dhe përplasje janë shënuar tek Sheshi Uilson në Tiranë në protestën e PD-së. Deputeti Luan Baçi tha se policët e kanë gjuajtur me grushte në bark.