Nuk ka forcë në botë që na ndalon të marrim pjesë në zgjedhjet vendore të 14-majit dhe ti fitojmë ato.Kështu u shpreh Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatit për Bashkinë Lezhë Pashk Gjoni.Sipas Berishes, mjeku Pashk Gjoni është një figure dinjitoze për drejtimin e Lezhës në 4 vitet e ardhshme.

Deputetja Lindita Metaliaj dhe kandidati për Bashkinë Lezhë Pashk Gjoni u shprehen të bindur në fitoren e zgjedhjeve të 14-majit, pasi sipas tyre Lezha nuk mund të drejtohet nga ata që i lidh vetem karrigia e kryetarit me këtë qytet.

Pjesë e takimit prezantues të kandidatit Pashk Gjoni ishin qindra demokrate të cilët i rezervuan një pritje të jashtëzakonshme Sali Berishes, duke i dhënë garanci për fitoren e Bashkisë në zgjedhjet e 14-majit.

 

Artikulli paraprakTRITOL BANESËS NË SANXHAK TË KURBINIT
Artikulli tjetërAS TRAGJEDIA E PAK DITËVE MË PARË S’I TREMBI, NGRIHET SËRISH ALARMI NË ITALI