Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim elektoral në Malësinë e Madhe, ku prezantoi kandidatin Isa Ramaj.
“Ky është ndryshimi esencial që duam të sjellim më 14 maj. Unë e di që Malësia ka marrë vendimin e saj dhe Tonini bashkë me Toninët e tjerë do shkojnë atje ku e kanë vendin. I pari që kam dëgjuar që ju thotë qytetarëve të mos shkojnë në votime. Kjo tregon se ai është i pashpresë, ndaj dhe ne duhet të votojmë të gjithë, demokratë, socialistë, të paparti, të votojmë ndryshimin, Isa Ramën sepse kemi votuar për liritë tona. Nuk është i lirë qytetari që shpërfillet, që përbuzet nga qeveritari. Nuk është i lirë qytetari kur të gjitha pushtetet i ka në dorë një njeri me një shpirt të shkretuar nga virtytet.