Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha ka mbledhur kryesinë. Në fjalën e tij tha se synimi është të mbrojnë votën me dinjitet dhe rregulla, jo me armë e dhunë.

“Mbi qëndrimet aktuale ndaj zhvillimeve post elektorale në vend. Në krye të radhës unë kam qenë i bindur se detyra më parësore, më kryesore e PD është mbrojtja e votës së shqiptarëve dhe misioni i saj themelor. Zotimi solemn e i përsëritur i yni në mënyrë konstante duke qartësuar se mbrojtjen e votës PD nuk e nënkupton mbrojtje me armë, me dhunë. PD me mbrojtjen e votës nënkupton sot dhe për sa kohë do jetë forcë demokratike me dinjitet dhe rregulla për të nxitur votimin për ta inkurajuar dhe për të mbikëqyrur çdo lloj dhunimi, cënimi në procesin e votimit dhe për të marrë qëndrimet përkatëse në varësi të tyre.

Pas rezultatit tashmë të njohur, kandidatët, kryetarët e degëve, ju që jeni këtu jeni angazhuar pikërisht në këtë proces. Jemi angazhuar dhe e konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishme, themelore sepse ky proces solli më shumë se kurrë në historinë e një vendi krim në pushtet. Ky është procesi i parë në 32 vite, i cili nis me deklaratën e kryeministrit se kodi elektoral është kinezëri për të. Nisur nga ky koncept që e shpalli nga zyra e tij në kryeministri vetëkuptohet që zgjedhjet do të ishin proces pa asnjë garanci ligjore”, tha Berisha.

Artikulli paraprakBERISHA MBLEDH KRYESINË E RITHEMELIMIT/ KËLLIÇI: DUHET TË KAPËRCEJMË HATËRMBETJET! SPAHIA: HUMBËM PREJ KRIMIT TË ORGANIZUAR E TË MBËSHTETUR NGA RAMA
Artikulli tjetërTASK FORCA PËR NDALIMIN E QESEVE PLASTIKE, KUMBARO DHE IBRAHIMAJ: INTENSIFIKOJMË KONTROLLET DHE MASAT NDËSHKUESE